IPK rekomandon suspendimin e policit të dyshuar për përfshirje në plagosjen në Prishtinë
(Lajm i përditësuar)
Plagosja e gruas në Prishtinë, suspendohet një polic
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policorë në Prishtinë
Lidhur me rastin p olicia ka pranuar informacione sot pas orës 12:00 për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Mukadeze Lika” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative policore.
Pasi që në rast dyshohet se është përfshirë një zyrtar policor janë njoftuar menjëherë edhe hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Bazuar në veprimet fillestare hetimore në këtë rast është lënduar një person nga shkrepja e armës.
E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në pritet të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore.
I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) është shoqëruar në Inspektoratin Policor përderisa është rekomanduar suspendimi i tij si dhe i është konfiskuar arma zyrtare e cila dyshohet se është përdor në këtë rast.
Rasti tjetër në të cilin IPK ka rekomanduar masën e suspendimit ka ndodhur në Mitrovicë.
Në këtë rast IPK ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor më dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.
Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me Prokurorinë e Shtetit pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këto raste për të sqaruar rrethanat e të dy rasteve.
Plagoset një grua në Prishtinë
Një grua është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 12:20 në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person. E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në po merren me rastin”, njoftoi Ahmeti.
Në media raportohet se bëhet fjalë për një polic i cili dyshohet se aksidentalisht ka plagosur nënën e tij. Portali rtv21.tv ka nisur pyetje te Inspektorati Policor dhe është në pritje të përgjgjes./21Media