IQO prinë në Obiliq
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikojë rezultatet e zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Obiliqit.
Në garë për të parin e Obiliqit janë Xhafer Gashi i IQO-së me 60.72% të votave dhe Halil Thaçi i LVV-së me 39.28% të votave.

Ky është rundi i dytë i zgjedhjeve në nivel vendi, ku nga rundi i parë i zgjedhjeve në balotazh shkuan 21 komuna.
Gjithashtu, në Obiliq 84.73% e qytetarëve kanë shfrytëzuar të drejtën e votës./21Media