Irani akuzon Arabinë Saudite për sulmin në Teheran

Hosein Salami paralajmëroi hakmarrje ndaj Shtetit Islam

Garda Revolucionare e Iranit të mërkurën akuzoi Arabinë Saudite se qëndron mbrapa dy sulmeve të sotme në Teheran, në të cilat kanë humbur jetën të paktën 12 persona dhe janë plagosur 43 të tjerë.

Zëvendës komandanti i brigadës, gjenerali Hosein Salami paralajmëroi hakmarrje ndaj Shtetit Islam, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

“Sulmi terrorist ka ndodhur vetëm një javë pas takimit të presidentit amerikan Donald Trump dhe drejtuesve sauditë, të cilët mbështesin terroristët. Fakti që Shteti Islam ka marrë përgjegjësinë dëshmon se ata ishin të përfshirë në këtë sulm brutal”, thuhet në kumtesën e Gardës Revolucionare të Iranit, transmeton Reuters.

Back to top button