Irani i kundërpërgjigjet Izraelit me 100 dronë

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Gjeneral Brigade Effie Defrin, tha se Irani nisi “rreth 100 dronë UAV drejt territorit izraelit”, të cilët ai thotë se po punojnë për të kapur.

Defrin shton se shefi i shtabit të ushtrisë iraniane, komandanti i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) të Iranit dhe komandanti i komandës së emergjencës së Iranit u vranë në sulmet e natës së kaluar,  transmeton portali rtv21.tv.

Mediat shtetërore iraniane raportuan gjithashtu më parë se Hossein Salami, shefi i Gardës Revolucionare, është vrarë.

Kujtojmë se në Izrael është shpallur gjendje e jashtëzakonshme./21Media

Back to top button