Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak

Irani ka pranuar zyrtarisht vdekjen e Ali Shadmanit, komandantit të Shtabit Qendror Khatam al-Anbia të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Media shtetërore iraniane IRNA ka cituar një deklaratë nga selia qendrore, raporton BBC.

Ndërkaq thuhet se Shadmani vdiq nga plagët pas sulmeve izraelite javën e kaluar.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kishin njoftuar në një deklaratë më 17 qershor se Shadmani ishte vrarë “pas një informacioni të saktë”.

Shadmani ishte ndihmës i udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dhe njihej si “shefi i shtabit të kohës së luftës” i vendit.

Ai u emërua më 13 qershor si komandant i Khatam al-Anbia pas sulmeve ajrore izraelite që vranë paraardhësin e tij në këtë rol, Gholamali Rashid.

Back to top button