Irani kundër Kurdistanit!

Irani kundër referendumit për pavarësinë e Kurdistanit nga Iraku

Irani u shpreh sot kundër zhvillimit të një referendumi për pavarësinë e Kurdistanit irakian.

“Pozicioni i Iranit është të mbështesë fillimisht integritetin territorial të Irakut”, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Bahram Ghasemi.

Ai tha se rajoni i Kurdistanit bën pjesë në Republikën irakiane dhe çdo vendim i njëanshëm i marrë jashtë kuadrit kombëtar dhe ligjor mund të çojë vetëm në një valë të re problematikash.

Njoftimi i Iranit vie, pasi këtë javë autoritetet e rajonit kurd në Irak, që gjendet në veri të vendit, paralajmëruan mbajtjen e një referendumi për pavarësi.

Në një pjesën veriore të territorit të Iranit jeton pakica kurde. Kurdët janë po ashtu edhe në Siri dhe Turqi. Ata prej shumë vitesh kërkojnë pavarësi të Kurdistanit.

Back to top button