Irani shpallë dy ditë pushim kombëtar për shkak të të nxehtit ekstrem

Qeveria iraniane të martën shpalli pushim kombëtar dy-ditor për të mërkurën dhe të enjten, në përgjigje të asaj që e quajti një “valë të nxehti të paprecedentë”.
Kabineti njoftoi se vendimi ishte marrë për të mbrojtur shëndetin publik.
Bankat, zyrat gjyqësore dhe shkollat do të mbyllen gjatë asaj kohe dhe ngjarjet sportive si lojërat e futbollit janë anuluar. Spitalet janë vënë në gatishmëri të lartë, me zëdhënësin e Ministrisë së Shëndetësisë, Pedram Pakain, që e quajti numrin e pacientëve të lidhura me nxehtësinë gjatë ditëve të fundit, “alarmante”.
Ministria gjithashtu këshilloi qytetarët që të qëndrojnë brenda në mes orëve 10:00 deri në 16:00. për të shmangur kërcënimin e goditjes nga nxehtësia.
Temperaturat në të gjithë vendin janë ngjitur shumë mbi 40 gradë Celsius dhe parashikohet të shkojnë mbi 50 gradë në jug gjatë disa ditëve në vijim, shkruan DW, përcjell rtv21.tv.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq, meteorologët kanë paralajmëruar për rrezikun e paraqitur nga ndotja e ajrit dhe stuhitë e mundshme të rërës në jug.
Zona të mëdha të Iranit janë të mbuluara nga shkretëtira dhe shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se kriza klimatike, veçanërisht thatësira, mund të godasë veçanërisht rëndë vendin. /21Media