Irlanda pret rreth 40 mijë refugjatë ukrainas deri në fund të prillit

Zëvendëskryeministri i Irlandës Leo Varadkar ka thënë se do t’i presin rreth 40 mijë refugjatë ukrainas në Irlandë deri në fund të prillit.
Gjatë fjalimit në parlamentin irlandez, Varadkar tha se deri sot në mëngjes(e martë 22 mars) mbi 10 mijë ukrainas kanë ardhur në Irlandë dhe janë regjistruar për mbrojtje ndërkombëtare.
Zëvendëskryeministri irlandez ka thënë se pret që ky numër të rritet deri në 20 mijë deri në fund të marsit, por pritet të arrijë edhe deri në 40 mijë deri në fund të prillit./21Media

Back to top button