“Iron Man” i botës reale mahnit shefat e ushtrisë me kostum fluturues

1 min read

Ushtria britanike së shpejti mund të vendosë ushtarë fluturues me ‘kostum” që lejon njerëzit të fluturoj nëpërmjet ajrit.

Gjeneralëve dhe shefave ushtarakë iu dha një shfaqje spektakolare fluturimi në Farnborough të martën nga CEO i Gravity Industries, Richard Browning, i cili ka ndërtuar një kostum avion të avancuar si “Iron Man” që lejon këdo të fluturojë si një shqiponjë, transmeton rtv21.tv.

Një zëdhënës i Ushtrisë konfirmoi se shfaqja, e cila u zhvillua, ishte krijuar për të treguar aplikimet e mundshme për ushtarët britanikë.

Browning u ngrit në ajër dhe u ul në një xhip dhe një kamion përpara se të fluturonte në një ballkon të mbuluar me ushtarë.

Kostumi mban rreth 23 litra karburant avioni në një çantë shpine dhe kushton rreth 322,000 paund.

Megjithatë, mund të mos jetë ende në formë luftimi, pasi mund të qëndrojë në ajër vetëm për rreth pesë deri në dhjetë minuta./21Media