Iryna i bën thirrje Rusisë që të hapë korridorin e evakuimit nga Mariupol
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, i ka bërë thirrje drejtpërdrejt udhëheqjes ruse që të hapë një korridor evakuimi nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.
Në një deklaratë Vereshchuk, e cila është gjithashtu ministre ukrainase për riintegrimin e territoreve të pushtuara përkohësisht tha se ajo po i bënte thirrje udhëheqjes ushtarake dhe politike të Federatës Ruse në lidhje me përkeqësimin e situatës në Mariupol.
Ajo kërkoi hapjen e një korridori nga Mariupol në Berdiansk për gratë, fëmijët dhe civilët.
Fabrika e çelikut Azovstal ka qenë një bastion i mbrojtjes ukrainase brenda qytetit, i cili ka pësuar javë të tëra bombardimesh nga forcat ruse.
Vereshchuk shtoi se refuzimi rus për të hapur korridoret për evakuim do të jetë bazë për të mbajtur të gjithë personat e përfshirë penalisht përgjegjës për krime lufte në të ardhmen./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?