Ish-anëtari i KQZ: Mandatet e partive tashmë janë të definuar, s’pres ndryshime

Ish-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Blerim Burjani thotë se mandatet e partive politike në Kuvend tashmë janë të definuar dhe nuk pritet ndonjë ndryshim ndonëse pa numëruar janë edhe mbi 3 mijë pako me fletëvotime nga votimi me postë që ende s’kanë arritur në Kosovë.

“Pothuajse mandatet janë definuar plotësisht, po dihet për shumë çka s’besoj se do ketë ndonjë befasi tjetër. Nuk besoj se do të ndryshojë rezultati sa i përket fitimit të ulëseve nga ana e partive do mbetët ky që është si rezultat, si gjendje dhe besoj se dikun deri më 19 janar do përfundojë i gjithë procesi dhe do të dihet gjithçka pastaj fillon procedura e PZAP-së, ankesave të partive… dhe pastaj shkohet në certifikim të rezultateve. Besoj se s’do ketë më ndryshime të mëdha në ulëset që kanë fituar partitë politike, do të mbeten niveli i njëjtë përafërsisht”, tha Burjani për RTV21.

Sipas rezultateve të deritanishme LVV-ja do të ketë në Kuvend 57 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 15 dhe AAK-ja 6 deputetë. 20 vendet e tjera ndërkaq do të përfaqësohen nga pakicat./ RTV21/21Media

Back to top button