Kaloni te përmbajtja kryesore

Ish-krerët e UÇK-së “cak” i fyerjeve

Kësaj deklarate të ish-deputeti Fatos Geci bërë një muaj më parë në Kuvendin e Kosovës duket se i dha vulë shefja e tij, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla njëherësh kryetare partisë Guxo pjesë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Gërvalla tha se e respekton atë çka ka thënë Geci për Thaçin të cilit ai i kishte uruar burgim të përjetshëm në Hagë.

Legjitimi i kësaj deklarate u bë pikërisht në kohë të parafushatës zgjedhore. Më parë Gërvalla kishte refuzuar ta komentonte të njëjtën.

Edhe Gërvalla edhe Geci janë sërish kandidatë për deputetë të Kuvendit.

Qytetarët thonë se ata që fyejnë çlirimtarët dhe jo vetëm, nuk duhet të kenë vend në Kuvend.

“Nuk duhet të jenë pjesë e Kuvendit, ish krerët janë pjesë e ndritshëm e historisë sonë”, tha një qytetar

“Ata që fyejën të mos jenë në Kuvend”, tha qytetari tjetër

Ndaj deklaratës së Donika Gërvalles kanë reaguar përfaqësues të PDK-së. Sekretarja e përgjithshme e kësaj partie Vlora Çitaku, e cilësoi deklaratën e saj si të neveritshme.

“Ka me të mbulu turpi, Donikë. Çfarë neverie. Çfarë gërrdije. Me qenë Ministre e Jashtme e Republikës së Kosovës, me përfaqësu këtë shtet para botës, e sot si Ministre e Drejtësisë me ua uru burgimin e përjetshëm Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Kjo dhemb. Thellë. Sepse në fakt, ju nuk po sulmoni vetëm katër njerëz. Ju po doni me dënu UÇK-në, luftën çlirimtare dhe krejt sakrificën mbi të cilën është ndërtu kjo Republikë”, tha Çitaku.

Organizata e veteranëve të Luftës ndërkaq u ka bërë thirrje partive politike që të fokusohen të programet e tyre zgjedhore dhe mos merren me ish-krerët e UÇK-së. Nënkryetari Ftamri Sopi thotë se deklarata e Gërvalles nuk është befasuese.

“Ata (ish-krerët) s’janë pjesë e garës partitë do të duhej të garantoni për programe jo për për të laurën tonë të shenjë…”, tha Sopi.

Në këtë kohë të parafushatës fyerjet nuk munguan as për komandantët e tjerë të UÇK-së.

Ditë më parë mërgimtari i Naser Xhylani, përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, krahasoi ish-komandantin Daut Haradinajn me kryeterroristin Milan Radoiçiqin, duke iu referuar me mbiemrin e tij, “Daut Radoiçiq” teksa nuk i kurseu as kërcënimet për të. Derisa Sami Lushtaku u etiketua si “Sami Serbia” nga zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani gjë që pasoi me një incident mes tyre.

Analisti politik, avokati Alban Arifi paralajmëron ashpërsim të gjuhës në ditët vijuese.

“Pres që kjo gjuhe të ashpërsohet më shumë”, tha Arifi.

Së fundmi në skenën e para fushatës zgjedhori shkaktoi jo pak zhurmë edhe termi “frizerkë” i përdorur nga nënkryetari i LVV-së Glauk Konjufca ndaj ish-presidentes Osmani.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button