Ish-krerët e UÇK-së deklarohen të pafajshëm për akuzat e reja


Thaçi dhe të tjerët thanë se nuk i ka kuptuar akuzat sepse kanë qenë shumë të redaktuara

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u deklaruan të pafajshëm për akuzat e reja të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Në seanca të ndara në Dhomat e Specializuara, ish-presidenti, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti, Rexhep Selimi, mohuan akuzat e reja, që i janë shtuar më 29 prill aktakuzës fillestare për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./21Media

Back to top button