Ish kryetari i Zveçanit, Peci: Do të reagoj menjëherë nëse tentohen të hiqen simbolet e Kosovës

(Lajm i përditësuar)
Ish kryetari i Zveçanit, Peci: Do të reagoj menjëherë nëse tentohen të hiqen simbolet e Kosovës
Ish-kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, zotohet se do të punojë si asambleist i kësaj komune. Teksa u shpreh se do të reagoj menjëherë, nëse ka tentime që të hiqen simbolet e Kosovës.
“Patjetër, do të thotë qysh në momentin e lëshojë seancën, edhe i vazhdojmë procedurat. Asnjë minutë nuk e pranoj një gjë të tillë. Nuk e pranoj ndonjë flamur nëse tenton dikush të sjellë, përpos flamurin të shtetit tonë”, tha Peci për RTV21./21Media
Peci për takimin me kryetarin e ri të Zveçanit: Nuk ka pasur bisedë të gjatë
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci për RTV21 para dhënies së postit të kryetarit të ri, ka ndarë detaje nga takimi i tij me kryetarin e ri. Teksa shtoi se nuk ka pasur bisedë të gjatë.
“Pak a shumë kemi biseduar, vetëm për sallat se ku do të mbahet”, tha Peci.
Ai ndër të tjera tha se ka bërë përgaditjet për këtë seancë, derisa u shpreh se për situatën pas këtij momenti, MPL duhet të marrë përsipër.
“Për momentin deri më tani, do të thotë gjithçka e kemi pasë obligim ligjor ne si komunë dhe unë si kryetar komune, për t’i bërë përgaditjet me sallë, me të gjitha, flamurin, fotografia e presidentes. Nga ky moment si do të rrjedh situata, besoj si Ministria e Pushtetit Lokal duhet të merrë përsipër, unë jam i gatshëm që të zbatoj ligjin në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Peci./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?