Ish-lideri katalunas: Pse Spanja ka venodsur ta njeh Palestinën e jo edhe Kosovën?

Ish-lideri që udhëhoqi referendumin në Katalonjë, Carles Puigdemont, pas njoftimit të Spanjës se mund ta njohë Palestinën si shtet, ka pyetur se përse vendi tij nuk po e njeh Kosovësn.
Sipas tij Spanja po përdorë standarde të dyfishta, pasi kryeministri Pedro Sanchez ka njoftuar
se do ta njohin shtetin e Palestinës.
“Spanja ka njoftuar se do ta njohë shtetin e Palestinës në mes të një konflikti të armatosur që po trondit botën dhe mund të duket se shteti spanjoll është bërë tani mbrojtës i së drejtës të vetëvendosjes së popujve si mekanizëm për zgjidhjen e konflikteve. Një qëndrim që shumica e katalanasve e kanë mbrojtur gjithmonë. Por jo, nuk është kështu. Në fakt, Spanja është një nga vendet e pakta të Bashkimit Evropian që ende nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës. Nuk ia njeh të drejtën evropianëve të Kosovës që të vendosin lirisht për të ardhmen e tyre, pavarësisht se Bashkimi Evropian tashmë ka marrëdhënie diplomatike me ta”, ka thënë Puigdemont në një video të postuar në “X”.
La hipocresia de l’estat espanyol en el reconeixement de l’estat palestí pic.twitter.com/YM8a2gRW4N
— krls.eth / Carles Puigdemont (@KRLS) May 24, 2024