Ish-ministri i Brendshëm dënohet me 7 vjet burg për korrupsion

Disa komandantë të tjerë policie u liruan

Një gjykatë egjiptiane dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Habib al-Adly me shtatë vite burg për korrupsion, në një prej proceseve të fundit gjyqësore kundër një zyrtari të periudhës së Hosni Moubarakut.

Gjenerali Habib al-Adly drejtonte me dorë të hekurt të gjithë pushtetshmen policinë egjiptiane, ku aktet e dhunës dhe abuzimet kanë qenë një nga nxitësit e revoltës popullore që çoi në largimin e Moubarakut nga pushteti në 2011.

Ky vendim, ku ish-ministri mund të apelojë vendimin, vjen së paku një muaj pas lirimit të Moubarakut, i cili u la i lirë pas akuzave të ngritura kundër tij për përfshirje në vdekjen e protestuesve gjatë së njëjtës revoltë.

Adly dhe disa komandantë të tjerë policie u liruan nga këto akuza./21Media

 

Back to top button