Ish-ministrja e Arsimit me propozim për SBASHK-un dhe Qeverinë

Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, i ka rekomanduar SBASHK-ut që të rishikojë kërkesat duke pranuar oferta e Qeverisë për shtesën 50 euro, por kjo shtesë të vazhdoj deri me 31 dhjetor. Kurse, më 1 janar të fillojë implementimi i Ligjit të Pagave.
Bajrami e cila ka qenë edhe ish-ministre e Financave, ka thënë se në rast se Ligji i Pagave nuk hyn në fuqi, të planifikohet buxhet që shtesa prej 50 euro të vazhdojë deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji.
“Qeveria të mos zbatoj ndëshkime në paga, për muajin shtator. I rekomandoj Qeverisë t’i pranoj këto kërkesa. Shkollat dhe qerdhet të hapën të hënën”, ka shkruar në Facebook deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK).
Sot u bë një muaj që arsimi në vendin tonë është në grevë./21Media

Back to top button