Ish-modelja tregon si iu deformua trupi pas një ndërhyrje të pasuksesshme
Ish-modelja, Linda Evangelista ka bërë të ditur se trupi i saj është “përgjithmonë i deformuar”, pasi iu nënshtrua një ndërhyrje për reduktimin e dhjamit
56-vjeçarja tregoi sesi pësoi një afekt të rrallë anësor të trajtimit të kryer pesë vjet më parë, që në vende të reduktonte, zmadhoi qelizat e saj të dhjamit.
Modelja theu heshtjen në Instagram, ku tha se më nuk duket njësoj pas kësaj procedurë. Gjithashtu, e përshkroi si shumë të dhimbshme dhe të pasuksesshme këtë procedurë.
I gjithë ky shpjegim rreth kësaj ndërhyrje të dështuar, erdhi si pasojë e asaj që të gjithë pyesnin pse nuk është aktive, pse nuk punon, kjo erdhi pasi asaj nuk i pëlqente më pamja e jashtme e saj, nuk i pëlqente si dukej dhe kjo i shërbeu për të qëndruar larg syrit të publikut./21Media