Ish presidenti francez Sarkozy shkon në burg për ta vuajtur dënimin 5 vjeçar

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy mbërriti në një burg në Paris të martën për të filluar vuajtjen e dënimit me 5 vjet burg për një komplot kriminal për të financuar fushatën e tij zgjedhore të vitit 2007 me fonde nga Libia.

Ai është ish-udhëheqësi i parë i Francës moderne që burgoset.

Sarkozy, dorë për dore me gruan e tij Carla Bruni-Sarkozy, doli nga shtëpia përpara se të hipte në një makinë dhe të udhëtonte drejt burgut La Santé, shkruan AP, përcjell portali rtv21.tv

Gjatë rrugës për në burg, Sarkozi tha në një deklaratë të publikuar në mediat sociale se “një njeri i pafajshëm” po burgosej.

Ai u dënua muajin e kaluar për konspiracion kriminal në një skemë për të financuar fushatën e tij zgjedhore të vitit 2007 me fonde nga Libia.

Sarkozy kundërshton si dënimin ashtu edhe vendimin e pazakontë të gjyqtarit për ta burgosur atë në pritje të apelimit. Udhëtimi i tij nga Pallati presidencial Elize në burgun famëkeq La Santé në Paris e ka magjepsur Francën./21Media

Back to top button