Ish presidenti kroat Mesiq do të shpallet Qytetar Nderi i Gjilanit

Ish kryeministri kroat Stipe Mesiq do të shpallet Qytetar Nderi i Gjilanit.
Kjo u bë e ditur nga ish kryetari i kësaj komune, Lufti Haziri.
“Me propozimin e Grupit të Këshilltarëve të LDK-së dhe Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, më 6 qershor, Presidenti historik i Kroacisë, Sh.T.Z. Stipe Mesic, do të shpallet Qytetar Nderi i Gjilanit.
Ky propozim vjen pas shpalljes Qytetar Nderi të Presidentit shqiptar, Bajram Begaj.
Ne kemi miq dhe Miqtë i ndajmë me qytetarët e Gjjlanit, duke i bërë pjesë të jetës sonë. Gjilani ka nevojë për kujdesin e miqve të saj, të cilët çdo ditë e më shumë po shtohen.”, shkroi në Facebokk Haziri.
Derisa akuzoi pushtetin aktual të Gjilanti se po tenton të vjedhë meritat.
“Ky ekzektiv aktual që ka degraduar, mbetet si në rastet tjera që të mundohet të ‘vjedhë’ ndonjë meritë në ceremony, se përtej Llabjanit as nuk munden e as nuk kanë miq.
Falemenderit Grupit më të madh politik në Kuvend – LDK-së, Avdyl Aliut dhe Kryesuesit Kushtrim Kadriu, të cilët, përveç që po bëhen gardianë të Gjilanit, po ruajnë miqësi që me dekada e kemi ndërtu.
Në veçanti, faleminderit mikut të çmuar, Idris Sylejmani, i cili jeton me dekada në Kroaci, për kontributin e tij të madh për shqiptarët kudo që jetojnë, duke bërë vepra e punë të jashtëzakonshme për kombin tonë.”, përfundoi Haziri./21Media