‘Ishin kan vllaznue dielli e hana’

Shkruar nga: Anton Çeta
“Ishin kan vllaznue dielli e hana’
Shkon hana ni ditë për qef tu dielli edhe ja çon ni parë tesha bakshish. Dielli gzohet edhe e pret mirë. Mbas disa dite vjen dielli m’e pa hanen. S’i bjen kurgja.
Hana i thot: Qysh u ba puna kshtu? Unë erdha e t’i pruna ni parë tesha bakshish, e ti s’um prune kurgja!
Dielli i tha: Po ti kurrë njëjtë s’po rrin: her hiç, her n’ngjys, her e plotë e nuk dita qysh me t’i pre teshat, për qata s’t’i pruna. /21Media

Back to top button