ISIS dhe Al Kaida negociojnë rreth aleancës
Alavi ka bërë të ditur se Shteti Islam është në bisedime me Al Kaidën rreth një aleance të mundshme
Zëvendës presidenti i Irakut, Ajad Alavi ka bërë të ditur se Shteti Islam është në bisedime me Al Kaidën rreth një aleance të mundshme, në momentin kur trupat irakiane po u afrohen pozitave të pjesëtarëve të Shtetit Islam në Mosul, transmeton Reuters.
Alavi ka thënë se informacionin e ka marrë sot nga kontaktet irakiane, por edhe ato rajonale, të cilët janë të njohur me situatën në Irak.