Kaloni te përmbajtja kryesore

Ismajli: Kurti do ta ndërtojë Qeverinë ardhshme me Haradinajn

(Lajm i përditësuar)


Ismajli: Kurti do ta ndërtojë Qeverinë ardhshme me Haradinajn

Profesori universitar Faton Ismajli në emisionin “Click” tha se kryeministri Kurti e ka pasur të vështirë qeverisjen vetëm me anë të Vetëvendosjes, pasi që sipas tij është parë mungesa e një partneri.

“Do të thoja të një personi të fortë afër tij me një backround edhe të luftës hajt po e themi edhe një komandanti që i kish vyjt e që do të ishte e nevojshme për të që do të ballafaqohej edhe me opozitën edhe me luftën”, tha Ismajli.

Ai shtoi se Kurti është i vetëdijshëm që do të duhet të afrojë afër vetës dikë prej këtyre partive politike në zgjedhjet e ardhshme.

“Unë e kam një ide që zoti Kurti më se lehti do ta afrojë AAK-në dhe zotin Haradinaj dhe do ta ndërtojë një qeveri”, tha ai.


Ismajli: Qytetarët e Kosovës s’kanë rënë nën ndikimin e një partie as në kohën e Titos

Profesori universitar Faton Ismajli në emisionin “Click” në RTV21 tha se opozita ka bërë mirë që e ka lënë kryeministrin Kurti që të qeverisë deri në fund.

“Sepse për opozitën nëse flasim opozita e ka marrë dënimin, opozita çka nuk ka bërë këtë gjet një rrugë të re për ta bërë në mënyrën më të mirë opozitën, që nuk e ka përsërit Vetëvendosjen mendoj që ka bërë mirë sepse nuk i duhet Kosovës një opozitë e cila gjuan gaz lotsjellës”, tha Ismaili.

Kur u pyet se se a do ta zhbëj Kurti opozitën në tërësi, Ismaili tha se nuk beson që qytetarët e Kosovës mund të bien në ndikim të një partie politike deri në atë masë.

“ S’kanë rënë as në histori më herët kur Tito ka udhëhequr Kosovën, kanë dalë kundër atij pushteti që ka qenë më brutal”, u shpreh Ismaili./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button