Ismaili: Lista preliminare e barnave – para vitit të ri

Ministri Ismaili para Komisionit të Shëndetësisë: Sivjet patëm buxhet shtesë rreth 31 milionë euro

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili raportoi në Komisionin parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, për procesin e revidimit të listës esenciale të barnave, vonesat në përmbushjen e agjendës legjislative dhe projeksionet buxhetore të ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2019-të. Ministri Ismaili tha se deri në fund të vitit do të dalin me një listë preliminare të barnave. Kurse sa i përket përmbushjes së agjendës legjislative tha se kanë hasur në sfida të mëdha. Theksoi se këtë vit buxheti shtesë ka qenë rreth 31 milionë euro./21Media

 

 

 

 

 

 

 

Back to top button