Kaloni te përmbajtja kryesore

Ismet Beqiri kujton takimin e tij me Rubin: Një kohë pune, aktiviteti, kontributi e sakrifice për vendin tonë

Ish kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri ka ndarë kujtimin gjatë takimit me ish ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James Rubin i cili sot dëshmoi në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Beqiri thotë se në vitin 1991 bashkë me James Rubin vizituan lagjen e Kodrës së Trimave të cilën ai e cilësoi si lagje ikonike të rezistencës dhe sakrificës.

“Takim i paharruar me James Rubinin, gjatë vizitës së tij në Kosovë, në një kohë pune, aktiviteti, kontributi e sakrifice për vendin tonë.Së bashku vizituam lagjen ikonike, lagjen e rezistencës dhe të sakrificës – Vranjevcin, Kodrën e Trimave”, ka shkruar Ismet Beqiri në Facebook.

Tutje ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën.

Kujtojmë se sot James Rubin ishte dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë ku hodhi poshtë akuzat e Dhomave të Specializuara duke thënë se nuk ka asnjë provë, asnjë informacion që lidhte pretendime për ekzekutime dhe për vrasje.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button