Kaloni te përmbajtja kryesore

Isni Kilaj niset për në Hagë

Në Hagë për tu intervistuar nga Specialja

Zëvendësministri në detyrë i Diasporës, Isni Kilaj, është nisur për në Hagë, ku pritet të intervistohet nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Kilaj më 22 tetor të këtij viti është ftuar nga Gjykata Speciale për të dëshmuar për luftën e UÇK-së. Ndërsa sot ai ka bërë të ditur se është nisur për në Hagë, pa dhënë detaje se kur do të intervistohet saktësisht.

Isni Kilaj ka qenë një epror i UÇK-së.

“Rrugës për Hagë! Ju faleminderit për mbështetje!”, ka shkruar Kilaj.

Gjykata Speciale është përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale në lidhje me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011, ku flitet për krimet e pretenduara se i kanë bërë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri në vitin 2000./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button