Ispahiu: Fëmijet viktimë e mësimdhënësve të pa ditur
Ai thotë se më shumë duhet me u merr me mësimdhënësit
Sonte në emisionin debutues “Click” që transmetohet në RTV21 u bisedua lidhur me temën “Premtimet e (pa) mundshme III”
Nga Kallxo.com, Faik Ispahiu tha se se fëmijët janë viktimë e mësimdhënësve të paditur, sepse siç tha ai ata kanë marrë diploma të dyshimta, duke e fajsuar Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë duke thënë se nuk ka inspektorat.
“Sot na e shohim nxansin që nuk din kthehemi dhe e ndrrojmë ligjin edhe shtijmë miliona e ndërtojmë shkolla të reja. Ajo është gabim duhet me u merr me mësimdhënës që mësimdhënësit me ditë qysh me u merrë me nxënësit tonë”, tha Ispahiu.