Istogu fiton ndaj Vushtrrisë

Hendbollistet e Istogut e kanë fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale në Superligën e Kosovës.
Të mërkurën mbrëma në palestrën e qytetit në Istog, skuadra vendase e mposhti Vushtrrinë me rezultat 32:22. Istogut tani i duhet edhe një fitore apo një barazim për të kaluar në finale të plejofit.
Ndeshja e dytë luhet në fundjavë në Vushtrri.
Ndeshja është luajtur në praninë e afro 1500 shikuesve./21Media

Back to top button