Istogu, kampion i Kosovës në hendboll

Vashat e Istogut në hendboll e kanë mbrojtur titullin e kampionit të Kosovës, ku në finale të “PlayOff-it” mposhtën hendbollistet e Vushtrrisë.

Istogu e mposhti Vushtrrinë në finale të “PlayOff-it” me rezultat 2:0, ndërsa sonte shënoi fitore me shifrat 35:28.

Tainara Luna Goncalves ishte më efikasja tek Istogu me tetë gola. Gjashtë i kishte Arlinda Dinarica, ndërsa pesë i shënoi Dayane Pires Da Rocha.

Në anën tjetër, te Vushtrria, Burneta Rama i shënoi dhjetë gola. Shtatë i kishte Agnesa Hysa e pesë Gentiana Basholli.

Me fitoren e sotme, vashat e Istogut në krye me trajnerin Faruk Shala e përfunduan sezonin pa asnjë humbje.

Istogu më herët ka fituar edhe Kupën e Kosovës, ndërsa tani numëron tre tituj të kampionit të Kosovës. Të parin e fitoi në vitin 2019.

Vashat e Istogut kanë dominuar përgjatë gjithë sezonit, dhe tani i gëzojnë dy trofe.

Rezultati final i ndeshjes, 35:28 në favor të vashave të Istogut.

Back to top button