Isufi premton se do ta ndajë lumin nga ujërat e zeza në kryeqytet

Kandidati për kryetar të Prishtinës Florm Isufi nga Partia Balliste në debatin zgjedhor në RTV21 premton se në qeverisjen e tij do t’i ndajë lumenjtë nga ujërat e zezë.
Ai tha se këtë premtim do e realizojë brenda mandatit 4 vjeçar.
“Premtoj se brenda mandatit tim 4 vjeçar do ta bëjë ndarjen e ujërave te zeza prej lumenjve dhe ujërave atmosferik”, tha ndër tjera Isufi.

Në Prishtinë janë 195 mijë e 978 qytetarë më të drejtë vote. Në garë për kryetar të Prishtinës janë shtatë kandidatë: Nga Aleanca Kosova e Re – GËZIM MEHMETI, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës DAUT HARADINAJ, nga Fjala AVNI ÇAKMAKU, nga LËVIZJA VETËVENDOSJE! ARBEN VITIA, nga Lidhja Demokratike e Kosovës PËRPARIM RAMA, nga Partia Balliste FLORIM ISUFI dhe nga Partia Demokratike e Kosovës URAN ISMAILI./21Media

Back to top button