Itali, vritet çifti shqiptar brenda banesës

Një çift shqiptar u therën për vdekje me thikë dje në shtëpinë e tyre në Venecia, në via Leopardi, kanw njoftuar mediat lokale.
Trupat u gjetën rreth orës 22:00 të së dielës, pasi vajza e viktimës i tha policisë se nuk mund të kontaktonte nënën e saj.
Fillimisht u mendua se ishte vetëvrasje, por u zbulua se një person i tretë kishte kryer vrasjen e dyfishtë. Ish-bashkëshorti i gruas është në kërkim pasi dyshohet se është autori i ngjarjes.
Me të mbërritur në vendngjarje, hetuesit gjetën një armë zjarri dhe një thikë.
Dy bashkëjetuesit janë therur për vdekje me thikë, raportojnë mediat italiane.
Edhe personi që po përpiqen të gjurmojnë është me origjinë nga Shqipëria./21Media

Back to top button