Italia i jep ultimatum BE-së

Kriza e migrantëve

Bashkimi Evropian do të ndërmarrë hapa urgjentë për të ndihmuar Italinë për t’u përballur me valën e madhe të migrantëve nga Afrika.

Autoritetet në Romë njoftuan më herët Brukselin se nuk mund të përkujdesen më për migrantët dhe për këtë arsye do të ndalojnë anijet me të cilat vijnë përmes Detit Mesdhe.

Nga janari në Itali kanë ardhur më shumë se 80 mijë migrantë, gjë e cila ka shkaktuar drojë te popullsia dhe ka ngritur tensione në vend.

Liderët e BE-së të premten e kaluar po ashtu vlerësuan se vala e shtuar e migrantëve nga Afrika në Itali është “sfidë e madhe” , ka thënë një përfaqësues i KE-së.

Ai ka thënë se BE-ja do të japë mjete shtesë financiare për Italinë, në mënyrë që autoritetet në Romë të ndalojnë krizën e re me migrantë, shumica e të cilëve në këtë vend sillen përmes rrjetit të krimit të organizuar.

Italia ka paralajmëruar partnerët në BE se situata është serioze dhe Evropa nuk mund t’ia kthejë shpinën dhe të shikojë në anën tjetër, pasi që nëse vazhdon kriza rrezikohet ardhja e 200 mijë migrantëve afrikanë deri në fund të vitit.

Back to top button