Kaloni te përmbajtja kryesore

Italia kërkon shmangien e veprimeve të njëanshme në veri

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani telefoni kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të biseduar rreth situatës në veri.
Tajani përmes një postimi në Twitter njoftoi se Kurtit dhe Vuçiqit i kërkoi shmangien e veprimeve të njëanshme.
“Tensionet në veri të Kosovës rrezikojnë stabilitetin në rajon. I telefonova presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, duke u kërkuar që të shmangin veprimet e njëanshme. Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkan. Le të nxisim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, shkroi Tajani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button