Kaloni te përmbajtja kryesore

Italia mbështet qëndrimin e Kurtit për heqjen e pjesshme të taksës

Orlando: Ne jemi plotësisht dakord me deklaratën e Bashkimit Evropian

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka thënë se Italia e përkrah qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti për të hequr tarifat për importin e lëndëve të para nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina.

Orlando tutje ka thënë se Italia inkurajon Beogradin dhe Prishtinën që të rifillojnë bisedimet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ne jemi plotësisht dakord me deklaratën e Bashkimit Evropian. Italia inkurajon Beogradin dhe Prishtinën që të rifillojnë bisedimet sa më shpejt të jetë e mundur dhe mbetet e përkushtuar për ta mbështetur këtë proces”, ka shkruar ai në Twitter./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button