Italia mposht Belgjikën për vendin e tretë

 
Italia ka fituar ndaj Belgjikës me rezultat 3-0 për t’u konfirmuar si skuadra e tretë më e mirë në Ligën e Kombeve.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0, ndërsa e dyta solli tri gola. Nicolo Barella shënoi për Italinë në minutën e 46’, ndërsa Domenico Berardi e dyfishoi atë në minutën e 65’ nga penalltia.
Belgjika reagoi dhe e ngushtoi epërsinë në 2-1 me golin e Ketelaeres katër minuta para përfundimit të takimit, por kjo ishte e tëra që ata arritën të bënin në këtë ballafaqim.
Finalja e Ligës së Kombeve zhvillohet sonte nga ora 20:45 ndërmjet Spanjës dhe Francës.

Back to top button