Italia nënshkruan marrëveshje për të rritur importet e gazit natyror nga Algjeria

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi njoftoi të hënën një marrëveshje fillestare për të rritur importet e energjisë nga Algjeria pas një takimi me presidentin e vendit Abdelmadjid Tebboune në Algjer.
“Qeveritë tona kanë nënshkruar një deklaratë synimi për bashkëpunimin dypalësh në sektorin e energjisë”, tha Draghi gjatë një konference për media, përcjell rtv21.tv
“Menjëherë pas pushtimit të Ukrainës njoftova se Italia do të vepronte me shpejtësi për të reduktuar nevojën për gaz rus. Marrëveshja e sotme është një përgjigje e rëndësishme ndaj këtij qëllimi strategjik”, shtoi ai.
Përveç kësaj, Draghi tha se një marrëveshje u nënshkrua midis kompanisë italiane të energjisë Eni dhe kompanisë shtetërore të energjisë algjeriane për të zbatuar eksportin e gazit natyror në Itali.
Italia importon rreth 40% të konsumit të saj total të gazit nga Rusia, sipas Reuters./21Media

Back to top button