RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Italia thotë se do të jetë nikoqire e bisedimeve të radhës mes SHBA-së dhe Iranit
🌍 Bota

Italia thotë se do të jetë nikoqire e bisedimeve të radhës mes SHBA-së dhe Iranit

Rundi i ardhshëm i bisedimeve bërthamore midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit do të zhvillohet në Romë, konfirmoi ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani. Ky do të ishte takimi i dytë

nga Gentrita Xhemajli14 prill 202514 prill 2025

Rundi i ardhshëm i bisedimeve bërthamore midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit do të zhvillohet në Romë, konfirmoi ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

Ky do të ishte takimi i dytë midis përfaqësuesve të SHBA-së dhe Iranit brenda tetë ditëve.

“Ne e morëm kërkesën nga palët e interesuara, nga Omani që po luan rolin e ndërmjetësit, dhe dhamë një përgjigje pozitive”, citohet të ketë thënë Tajani nga agjencia kryesore italiane e lajmeve, ANSA.

Komentet e diplomatit më të lartë italian sugjerojnë se edhe pse Italia do të jetë pritëse e rundit të dytë të bisedimeve më 19 prill, Omani do të vazhdojë të shërbejë si ndërmjetës në këto bisedime indirekte.

“Roma konfirmohet si një kryeqytet i paqes dhe ndërmjetësimit”, tha Tajani. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha negociatat që mund të çojnë në zgjidhjen e çështjes bërthamore, por edhe në ndërtimin e paqes”.

Në një zhvillim të papritur, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, dhe i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, u takuan shkurtimisht pas përfundimit të bisedimeve në Oman, duke shtuar optimizmin se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë bërë një hap përpara.

Të dyja palët i përshkruan diskutimet në Oman si “pozitive” dhe “konstruktive”.

Veçmas, Irani konfirmoi më 13 prill se Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), do të udhëtojë drejt Iranit më 16 prill.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se dëshiron të sigurohet që Irani të mos zotërojë kurrë armë bërthamore. Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është paqësor dhe kërkon një marrëveshje që të çojë në heqjen e sanksioneve që kanë dëmtuar rëndë ekonominë e tij.

Trump ka thënë se në mungesë të një marrëveshjeje, do të ketë sulme ushtarake ndaj objekteve bërthamore iraniane, me përfshirje të mundshme të Izraelit.

Vlerësimet sugjerojnë se Irani mund të pasurojë uranium të mjaftueshëm për një bombë të vetme për më pak se një javë dhe për disa bomba brenda një muaji.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian më 13 prill vendosi sanksione ndaj shtatë zyrtarëve iranianë të burgjeve dhe gjyqësorit për shkak të ndalimit nga ana e Teheranit të shtetasve nga blloku evropian.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se sanksionet ishin një përgjigje ndaj “marrjes peng të sponsorizuar nga shteti” iranian të qytetarëve evropianë.

Sa i përket programit bërthamor të Iranit, ajo tha se ka nevojë për një zgjidhje të shpejtë, pasi afati i tetorit për rivendosjen e sanksioneve të OKB-së ndaj Teheranit po afrohet.

Fuqi të mëdha evropiane e kanë paralajmëruar Iranin se do të aktivizojnë “mekanizmin e kthimit të menjëhershëm” të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 për të rivendosur sanksionet e OKB-së, nëse nuk arrihet një marrëveshje e re me Shtetet e Bashkuara. /rel

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

19 min më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

1 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë