Iu dha lamtumira e fundit ish-komandantit të UÇK-së, Halim Tolaj

“Pusho i qetë, bashkëluftëtari ynë Halim Tolaj”

Me nderime të larta sot u varros ish-luftëtari i UÇK-së, Halim Tolaj.

Për të nderuar veprën e Tolajt, Komuna e Deçanit para varrimit organizoi edhe një mbledhje komemorative.

E vogël ishte Salla e Asamblesë Komunale për të pritur një numër të madhe të qytetarëve, shokëve, miqve, familjarëve të cilët ishin të pranishëm në këtë komemoracion për t’i dhënë lamtumirën e fundit komandantit, Halim Tolaj nga fshati Prejlep.

Në varrimin e ish-luftëtarit i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan rtv21.tv.

“Burrë i rrallë, që qëndroi i paluhatur në parimet shqiptare dhe jetën e vuri në shërbim të vendit e të lirisë. Pusho i qetë, bashkëluftëtari ynë Halim Tolaj!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij “Facebook” duke publikuar edhe disa fotografi nga ceremonia e varrimit.

Dje pas një sëmundje të gjatë, në moshën 56 vjeçare ka vdekur njëri prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga rajoni i Dukagjinit, Halim Tolaj./21Media

Back to top button