Iu dha lamtumira e fundit poetit Xhevdet Bajraj

Sot iu dha lamtumira e fundit poetit kosovar, Xhevdet Bajraj.
Bajraj vdiq një javë më parë, ku lajmin për vdekjen e tij e kishte bërë të ditur i vëllai, Fadil Bajraj.
“Njoftim mortor: sot pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë vëllai im Xhevdet Bajraj”, ka shkruar ai.
Kreu i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se Bajraj ishte poet me përmasa botërore dhe se Rahoveci përbënte thelbin e shpirtit të tij.
“I dhamë sot lamtumirën e fundit poetit me përmasa botërore, të cilit inspirimi poetik i buronte nga dashuria e madhe që e ndjente dhe e shfaqte për vendlindjen e tij, Rahovecin e rrushit e të hardhive. Rahoveci përbënte thelbin e shpirtit të tij, sepse këtu ishte rritur e edukuar, këtu kishte njohur dashurinë e parë dhe këtu ishte mbrujtur me dashurinë për atdheun e tokën e të parëve”, ka thënë Latifi./21Media

Back to top button