Iu gjend kokainë, u arrestua një person
Dje është arrestuar një burrë nga Prizreni pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 113.33 gram substancë narkotike, e llojit kokainë si dhe gjësende të tjera të cilat kanë shërbyer për të shpërndarë narkotikët.
”Si rezultat i veprimeve policore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar: 113.33 gram substance narkotike, e llojit Kokaine, tre peshore, një sef metalik, një çantë krahu me 1108 euro, një telefon, një veture Citroen dhe një motoçikletë, të cilat dyshohet se janë përdorur për shpërndarje të narkotikëve”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media