Iu gjetën arma me 15 fishekë dhe një thikë në veturë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit në veturë iu gjetën një pistoletë me 15 fishekë dhe një thikë.

Referuar raportit 24 orësh të policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

“Autostrada Ibrahim Rugova, Mazgit-Obiliq / 06.01.2025 – 21:26. Gjatë kontrollit në automjetin drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar i janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me 15 copë fishekë dhe një thikë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti nën hetime”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button