Iu konsfikua marihuanë, u arrestuan dy persona

 
Policia ka bërë të ditur se dje në Prishtinë janë arrestuar dy burra pasi që iu është gjetur substancë e dyshuar narkotike e  llojit marihuanë.

Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit në trup dhe në automjetin e tyre u janë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e  llojit marihuanë në peshë të përgjithshme 953.9 gram dhe 610€ kesh para ndërsa gjatë kontrollit në banesën e njërit të dyshuar janë sekuestruar 3665 €”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Ndërkaq, të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button