Izraeli arreston zëdhënësin e Hamasit në Bregun Perëndimor

Zëdhënësi i Hamasit, Hassan Yousef, u arrestua të enjten gjatë bastisjeve të Izraelit në Bregun Perëndimor, sipas autoriteteve izraelite.

Yousef u arrestua “me dyshimin se vepronte në emër të Hamasit”, tha të premten për CNN Agjencia e Sigurisë izraelite Shin Bet.

Yousef është një figurë kryesore politike palestineze, që shërben si zëdhënës zyrtar i Hamasit në Bregun Perëndimor dhe mban një vend në Këshillin Legjislativ Palestinez.

Yousef është arrestuar nga forcat izraelite në disa raste dhe ka kaluar gjithsej 24 vjet në burgjet izraelite me akuza të ndryshme për nxitje, hyrje në Jerusalem pa leje dhe për të qenë anëtar i Hamasit.

Ai ka bërë paraqitje të rregullta në mediat ndërkombëtare, këtë javë duke i thënë gazetës kanadeze The Globe and Mail se mendonte se Hamasi do të ishte i përgatitur për të liruar 200 pengjet që po mban nëse Izraeli bie dakord për një armëpushim 24-orësh për të lejuar ndihmën në Gaza./21Media

Back to top button