Izraeli e akuzon Iranin për shkelje të armëpushimin pak orë pasi hyri në fuqi

(Lajm i përditësuar)


Ushtria e Iranit mohon se ka lëshuar raketa ndaj Izraelit pas fillimit të armëpushimit

Ushtria iraniane e ka mohuar se ka lëshuar raketa ndaj Izraelit disa orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, raportoi televizioni shtetëror iranian.

Televizioni e citoi Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit – që përfshin ushtrinë e rregullt dhe Gardën Revolucionare – që mohuan sulmin.

Ushtria izraelite tha më herët se kishte vërejtur lëshimin e raketave nga Irani, ndaj të cilave ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se Izraeli do të përgjigjej “me forcë”.


Izraeli e akuzon Iranin për shkelje të armëpushimin pak orë pasi hyri në fuqi

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka thënë se Irani e ka “shkelur plotësisht” armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit duke lëshuar raketa pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.

Katz theksoi se e ka urdhëruar ushtrinë izraelite t’i rifillojë sulmet ndaj caqeve paramilitare dhe qeveritare në Iran.

Izraeli tha se ka vërejtur raketa të lëshuara nga Irani në hapësirën e tij ajrore më pak se tri orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, pasi si Izraeli, ashtu edhe Irani e kishin pranuar thirrjen e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës 12-ditore që ka tronditur Lindjen e Mesme.

Back to top button