Kosova e nis mbarë rrugëtimin për “Euro 2024”

(Lajm i përditësuar)

Ka përfunduar përballja tejet interesante mes Izraelit dhe Kosovës, ku të dy kombëtaret kanë ndarë pikët.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Bloomfield”, Kosova ka barazuar 1:1 si mysafire ndaj Izraelit.

Fillimisht, rezultatin të parët e zhbllokuan “Dardanët”, ku kalojnë në epërsi prej 1:0 përmes autogolit të Elazar Dasa në minutën e 36’.

Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes dhe të barazimit për izraelitët e shënoi Dor Peretz, i cili vulosi rezultatin final 1:1 në minutën e 56’.

Izraeli rikthehet në lojë kundër Kosovës

Është barazuar rezultati në stadiumin “Bloomfield” ku po zhvillohet ndeshja mes Izraelit dhe Kosovës.

Kombëtarja e Izraelit ka arritur ta barazojë rezultatin në 1:1 në ndeshjen kundër Kosovës, përmes golit të shënuar nga Dor Peretz.

Peretz shënon në minutën e 56’ për 1:1.

Golin e gjeni më poshtë.

Streamsc

19: 10- VAR-i ia anulon golin Rashicës (VIDEO)

“Dardanët” arritën ta gjejnë golin e dytë në stadiumin “Bloomfield”, por që VAR-i mendoi ndryshe.

Milot Rashica arriti që ta thellojë epërsinë e Kosovës në 2:0 në minutën e 49’ të ndeshjes kundër Izraelit.

Por, VAR-i anuloi golin e yllit kosovar për shkak të pozitës jashtë loje.

Momentin e gjeni më poshtë.

Israel 0 – 1 Kosovo – Milot Rashica disallowed goal 49′ – Mar 26, 2023 (streamin.me)

18:40- Elazar Dasa shënon ndaj Izraelit, Kosova në epërsi (VIDEO)

“Dardanët” më në fund e kanë gjetur golin e epërsisë në stadiumin “Bloomfield” të Tel Avivit.

Kombëtarja e Kosovës ka arritur të kalojë në epërsi prej 1:0 në ndeshjen si mysafire ndaj Izraelit, përmes autogolit të Elazar Dasa.

Pas një goditje të Milot Rashicës, Dasa bëri një ndërhyrje duke e devijuar topin në portën e tij në minutën e 36’, kështu duke e kaluar Kosovën në epërsi prej 1:0.

Golin e gjeni më poshtë.

Israel 0 – [1] Kosovo – Eli Dasa 36′ – Mar 26, 2023 (streamin.me)

18:15- Linku ku mund ta ndiqni ndeshjen Izrael- Kosovë

Ka filluar të zhvillohet minuta e parë e përballjes mes Izraelit dhe Kombëtares së Kosovës.

Kosova po përballet me Izraelin si mysafire në stadiumin “Bloomfield” të Tel Avivit, ndeshje kjo e vlefshme për ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024, raporton KosovaPress.

Kosova dhe Izraeli pozicionohen në Grupin I së bashku me Rumaninë, Bjellorusinë, Zvicrën dhe Andorrën.

Linkun e ndeshjes e gjeni më poshtë.

Israel vs Kosovo Live – European Championship, Qual – 2023-03-25 (hesgoal-tv.io)

Back to top button