Izraeli kujtoi viktimat e Holokaustit

Dita e kujtimit për viktimat e Holokaustit, e cila shënohet në Izrael, është një prej ditëve më pikëlluese në kalendarin e vendit

Me dy minuta heshtje në të gjithë vendin Jehona e sirenave shënoi sot në mëngjes në orën 10 anembanë Izraelit fillimin e dy minutave të heshtjes në shenjë nderimi dhe kujtimi për 6 milionë hebrenjtë e vrarë gjatë Holokaustit.

Me jehonën e sirenave, automjetet u ndalën nëpër rrugë dhe auto-rrugë. Ngasësit dhe udhëtarët dolën nga automjetet dhe autobusët, ndërsa këmbësorët u ndalën në vend, duke ulur kokat në shenjë nderimi për viktimat.

Ceremonitë për të kujtuar Holokaustin u organizuan në gjithë vendin. Në Parlamentin e Izraelit u lexuan emrat e të vrarëve.
Dita e Kujtimit të Holokaustit që moti është shndërruar në traditë dhe për herë të parë është shënuar më 2 dhjetor të vitit 1942, kur rrëfimet e dëshmitarëve për ekzistencën e kampeve naziste të përqendrimit filluan të përhapën nëpër Evropë.

Edhe pse pjesa tjetër e botës refuzoi që ti besonte këtyre rrëfimeve, banorët hebrenj në Palestinë, rajon ky i cili atëbotë ishte nën mandatin e Britanisë, atë ditë nuk punuan dhe u lutën për hebrenjtë në Evropë.

Sot Dita e Holokaustit në Izrael është ditë pune, por me jehonën e sirenave, i gjithë vendin zhytet në heshtje, për të kujtuar gjashtë milionë të vrarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë Holokaustit janë vrarë një e treta e hebrenjve që në atë kohë kanë jetuar nëpër shtetet e ndryshme të botës, ndërsa Izraeli i themelua në vitin 1948 dhe aty u vendosën me qindra mijëra hebrenj, të cilët i mbijetuan Holokaustit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button