Izraeli lëshon njoftim urgjent për banorët e një zone në Teheran

Ushtria izraelite ka lëshuar një “paralajmërim urgjent” për njerëzit që të largohen “menjëherë” nga një zonë e konsiderueshme e Teheranit, kryeqytetit të Iranit.
“Në orët në vijim, ushtria do të veprojë në zonë, siç ka bërë ditët e fundit në të gjithë Teheranin, për të goditur infrastrukturën ushtarake të regjimit iranian”, shkroi në X zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Avichay Adraee.
Ai i bashkëngjit një hartë paralajmërimit duke thënë se njerëzit në disa pjesë të distriktit të tretë të qytetit duhet të largohen nga zona.
“Prania juaj në këtë zonë rrezikon jetën tuaj”, përfundon paralajmërimi.
Irani akuzon Izraelin për sulmin ndaj një spitali në perëndim të vendit dhe ministria e shëndetësisë e Iranit thotë se të paktën 224 persona janë vrarë nga sulmet izraelite që nga e premtja.
Gjatë natës, raketat iraniane depërtuan përsëri në sistemin mbrojtës të Kupolës së Hekurt të Izraelit – numri i të vrarëve në Izrael që nga e premtja është rritur në 24./21Media