Izraeli ndihmon Handikos me 93 karroca

Shoqata e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës ‘Handikos’ sot është ndihmu me 93 karroca. Ky donacion ka ardhur nga Ministri për Bashkëpunim Regjional të Izraelit Esawi Frej, i cili bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi kanë vizituar këtë shoqatë.
Ministri Krasniqi nënvizoj se ky donacion është i nevojshëm për këtë shoqatë, marrë parasysh nevojat dhe sfidat e fëmijëve të Kosovës.
Vizita e delegacionit të Izraelit në Kosovë është e para e këtij lloji e cila sot përmbyllet, me idenë e vazhdimit të bashkëpunimit në të ardhmen edhe në sfera tjera./21Media

Back to top button