Izraeli nis sulmet kundër caqeve ushtarake të Iranit

(Lajm i përditësuar)


Izraeli përfundon sulmin në Iran, thotë se cak ishin objektivat ushtarake

Izraeli thotë se ka përfunduar sulmet ndaj objektivave ushtarake iraniane dhe të gjithë avionët e tij janë kthyer të sigurt në shtëpi.

Më herët Izraeli tha se kishte kryer “sulme të sakta ndaj objektivave ushtarake” në Iran, ndërsa shpërthimet u dëgjuan në Teheran

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se sulmet janë në përgjigje të “sulmeve të vazhdueshme mujore nga regjimi i Iranit” dhe pasi një breshëri raketash iraniane goditën Izraelin më 1 tetor.

Bazat ushtarake në perëndim dhe jugperëndim të kryeqytetit iranian janë shënjestruar, sipas një agjencie iraniane të lajmeve pranë Gardës Revolucionare të vendit.

Media shtetërore iraniane deri më tani mohon se sulmet kanë shkaktuar ndonjë dëm të vërtetë , thotë Bahman Kalbasi i BBC Persian

SHBA -të u informuan më parë për sulmet, por nuk kishin ndonjë përfshirje në operacion, sipas Pentagonit.


Izraeli nis sulmet kundër caqeve ushtarake të Iranit

Ushtria e Izraelit (IDF) ka njoftuar se ka kryer sulme ajrore të shtunën mbi Iranin, duke synuar objektet ushtarake, ka raportuar BBC.

“Në të njëjtën kohë, IDF-JA goditi aftësitë shtesë ajrore iraniane, që synonin të kufizonin lirinë ajrore të Izraelit të operimit në Iran”, thuhet në deklaratë.

Izraeli nuk ka shënjestruar udhëheqësit e Iranit, objektet bërthamore apo ato të naftës – që mund të çojë në përshkallëzim edhe më të madh të luftës.

Kjo do të thotë se përgjigja e Izraelit ka marrë parasysh sugjerimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe për të treguar përmbajtje në “sulmin hakmarrës”.

Autoritetet iraniane kanë thënë se kanë arritur të ndalin të gjitha raketat e Izraelit, ndërsa dëmet janë të vogla.

Në fillim të këtij muaji, Irani ka lansuar qindra raketa në drejtim të Izraelit, ndërsa të paktën disa prej tyre kanë goditur në territorin izraelit. Ishte sulmi i dytë i Iranit këtë vit, pasi lansoi qindra raketa dhe dronë në drejtim të Izraelit në prill. Irani u hakmor pas vrasjeve të liderëve të Hamasit e Hezbollahut.

Back to top button