Izraeli nis sulmet në Liban, Hezbollahu lëshon qindra raketa

Ushtria izraelite tha se ka kryer sulme ajrore parandaluese kundër objektivave të Hezbollahut në Liban pasi zbuloi plane për një sulm kundër territorit të saj.
Më vonë, Hezbollahu konfirmoi se kishte filluar “fazën e parë” të një sulmi të gjerë ndaj Izraelit , duke gjuajtur 320 raketa Katyusha dhe drone drejt Izraelit dhe duke synuar 11 objekte ushtarake.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se rreth 100 avionë luftarakë “goditën dhe shkatërruan mijëra fuçi raketahedhëse të Hezbollahut” në më shumë se 40 vende.
Të paktën një person u vra pas një sulmi ajror izraelit në një makinë në qytetin jugor libanez të Khiam, sipas ministrisë së shëndetësisë të vendit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se qeveria e tij “është e vendosur të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur vendin tonë”, duke shtuar: “kushdo që na dëmton, ne e dëmtojmë atë”./21Media